Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të nuk e respektojnë armëpushimin, do e paguajnë çmimin

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 08:07

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Ghalibaf, është shprehur se SHBA-të nuk e respektojnë armëpushimin, referuar sulmeve të fundit në Liban.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ghalibaf shprehet se bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga Izraeli, janë dëshmi e qartë e dështimit të SHBA-ve për të zbatuar armëpushimin.

Më tej Ghalibaf ka paralajmëruar se çdo zgjedhje ka një çmim dhe çmimi sipas tij do të duhet të paguhet herët a vonë.

“Bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga regjimi gjenocidal sionist janë dëshmi e qartë e dështimit të Shteteve të Bashkuara për të zbatuar armëpushimin. Çdo zgjedhje ka një çmim dhe çmimi do të duhet të paguhet herët a vonë. Gjithçka do të jetë në rregull”, shkroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf, në ‘X’.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.