5 fluturime të reja nga Shkupi e Ohri: Drejtë Sicilisë, Sardenjës, Vjenës dhe Polonisë

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 14:11

​”Ne jemi vendi i vetëm që në kohë të një krize globale të aviacionit hapim destinacione të reja. Në javët e ardhshme do të hapen pesë linja të reja”, paralajmëron zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

​”Austrian Airlines fillon të fluturojë rregullisht nga Vjena për në Ohër, gjë që do të jetë e shkëlqyer për fluturimet lidhëse (connecting flights) nga Vjena. Wizz Air fillon të fluturojë nga Polonia, përkatësisht nga Vroclavi dhe Krakova, gjithashtu për në Ohër, gjë që do të jetë e shkëlqyer për zhvillimin e turizmit dhe do të sjellë turistë polakë. Ndërsa nga Shkupi kemi dy destinacione të shkëlqyera verore, të cilat do të vazhdojnë edhe pas verës, por që perceptohen si të tilla. E para është Palermo në Sicili dhe e dyta është Alghero në Sardenjë. Kështu që, jemi vendi i vetëm që hap fluturime të reja”, thotë Nikoloski.

​Gjithashtu, Nikoloski shton se aeroporti i Prishtinës furnizohet plotësisht me kerozinë (karburant avioni) nga vendi ynë, si dhe pjesërisht ai i Nishit, që do të thotë se falë organizimit të mirë në Shkup, funksionojnë edhe këta dy aeroporte.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.