Një i dyshuar prezantohet rrejshëm si polic në veri, i konfiskohen pjesë të uniformës

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 09:29

Një rast i prezantimit të rremë si person zyrtar ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 31 maj rreth orës 14:10, njësitet policore kanë hasur një të dyshuar mashkull kosovar, i cili kishte të veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë konfiskuar tri pjesë të uniformës zyrtare.

Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter