Deskoski: Të mos humbasim shansin për BE-në, Shqipëria mund të vendosë kushte të reja

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 09:39

Profesori Toni Deskoski, në një status në rrjetet sociale, ka shpjeguar se për Bashkimin Evropian nuk është në interes që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Union, por se kjo është kryesisht në interes të vetë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përcjell PressOnline.al.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ne, duhet ta kuptojnë se anëtarësimi në BE është në radhë të parë interes i tyre dhe jo një interes strategjik i BE-së.

Për BE-në, ne jemi vende me të cilat do të përmbyllej hapësira e Ballkanit. Por edhe pa ne, BE-ja do të funksiononte mirë. Asgjë radikale nuk do të përmirësohej me anëtarësimin tonë.

Prandaj, shteti ynë duhet ta shfrytëzojë momentin kur dera e BE-së është e hapur për një pranim të shpejtë.

Pastaj, mund të jetë vonë dhe mund të na duhet të presim një moment tjetër për pranim. Dhe me shumë gjasë do të duhet të përmbushim edhe disa kërkesa të reja, të cilat me shumë gjasë do t’i parashtrojë Shqipëria, duke ndjekur shembullin e Greqisë dhe Bullgarisë”, ka shkruar ai. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter