Inteligjenca emocionale është e rëndësishme për njohjen, kuptimin dhe rregullimin e emocioneve si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve cilësore me të tjerët. Ndërsa shumë prindër duan t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të zhvillojnë këto aftësi, nuk është gjithmonë e lehtë të dallohen shenjat që ato po zhvillohen në të vërtetë. Sipas psikologut Mark Travers, një zakon në veçanti dallohet si një tregues i inteligjencës emocionale tek fëmijët.
Një shenjë e rëndësishme që fëmija juaj është emocionalisht inteligjent është nëse ai praktikon emërtimin e emocioneve të tij me zë të lartë”, thotë Travers për Psychology Today. Psikologët e quajnë këtë praktikë “emërtim emocionesh” ose “trajnim emocional” dhe i ndihmon fëmijët të zhvillojnë një fjalor më të pasur emocional. “Aftësia për të njohur dhe emërtuar ndjenjat është një themel i rëndësishëm për inteligjencën emocionale, thotë Travers.
Përfitimet e mëdha të një zakoni të thjeshtë
Travers thotë se hulumtimi lidh një fjalor të zhvilluar emocional me vetërregullim më të mirë dhe kuptim të emocioneve. “Fëmijët që mund të emërtojnë atë që ndiejnë kanë më shumë gjasa të përballen me situata sfiduese dhe janë më të mirë në njohjen e ndjenjave të njerëzve të tjerë”, shpjegoi ai. Sipas Travers, emërtimi i emocioneve mund të ndihmojë edhe në kohë stresi. Ai citon një hulumtim nga neuroshkencëtari Matthew Lieberman që ka treguar se verbalizimi i ndjenjave mund të zvogëlojë aktivitetin në amigdalë, një pjesë e trurit që shoqërohet me përgjigjet ndaj kërcënimit. Lajmi i mirë është se ky zakon mund të zhvillohet përmes bisedave të përditshme. Bisedat e thjeshta rreth emocioneve mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë inteligjencën emocionale që në moshë shumë të vogël, thotë psikologu. Të bësh pyetje rreth asaj se si ndihet një fëmijë ose ta inkurajosh atë që t’i shprehë emocionet e tij me fjalë mund të ndihmojë në ndërtimin e këtyre aftësive.




