Kandidati i LDK-së për deputet, Lufti Haziri, ka mohuar kategorikisht përfshirjen e familjes së tij dhe dhëndrit të tij me kompaninë ETMT që po tregton energji elektrike me Kosovën, e pronar është vëllai i këtij të fundit, Marin Gjonaj.
Haziri, në “Debat Plus” u shpreh se vajza e tij është martuar me Fabion, vëllain e Marin Gjonajt, por që asnjëri nga ta nuk ka asnjë lloj përfshirje në këtë kompani, njofton Dukagjini.
“Familja ime i bon sivjet 60 vjet që ka migru dhe ka jetu në vende tjera dhe asnjëherë asnjë anëtar i ngushtë dhe i gjerë i familjes time e që janë mbi 300 shtëpi në Gjilan e janë të dyfishuar në Cyrih e Bern të Zvicrës ne nuk kemi operator e as biznes privat as jashtë e as brenda – kurrë. Krushnia është krushni – zgjedhja ka qenë e vajzës time që është dashuru dhe martu me një djalë që është i Tiranës është familja e tij – ne nuk e kemi ditur çfarë as çfarë statusi politik e as financiar ka ajo familje ka qëllu që janë dy vëllezër e edhe babën e kanë familje që kanë punuar dhe ndërtuar jetën e tyre dhe janë të njohur atje më shumë se këtu – lidhje me këtë punë nuk ka familja ime e as dhëndri jem pasi është i ndarë nga ajo që quhet biznes familjar – ai angazhimin me çikën time e ka krejt diçka tjetër. Por, vëllezërit e bëjnë jetën e vet dhe punojnë e janë zhvillu vet dhe kjo është e vërteta e madhe. Dhëndri im është vëllai i Marinit dhe punon diçka tjetër, cika ime është gruaja e Fabios por punon krejt diçka tjetër”, u shpreh Haziri.
https://www.youtube.com/watch?v=lsRue3yaWss




