Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, vlerëson se nga çdo qytet, fshat dhe familje po vjen i njëjti mesazh për ndryshim të vërtetë dhe për një të ardhme që, sipas tij, “nuk guxojmë ta humbim”.
Manaj thotë se kandidatura e tij përfaqëson një mision për Republikën, ndërsa ka veçuar edhe numrin 20, me të cilin garon në zgjedhje, njofton Dukagjini.
Tutje, ai ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen, duke shtuar se do të vazhdojë rrugëtimin politik “bashkë për Republikën”.
“Ky është zëri i Republikës që nuk ndalet kurrë më! Nga çdo qytet, çdo fshat e çdo familje po vjen i njëjti mesazh: Kosova kërkon drejtim dhe ndryshim të vërtetë. Ky është mision për Republikën. Për të ardhmen që nuk guxojmë ta humbim! Në këtë rrugëtim mbaj numrin 20. Për mua, ky numër ka peshën e besimit tuaj, të çdo dore të zgjatur që më shtyu të mos ndalem kurrë. Është përgjegjësi ndaj secilit prej jush që më besoi, më mbështeti dhe më solli deri këtu. Dhe për këtë, do të jem gjithmonë mirënjohës. Përherë do të jemi bashkë! Bashkë për Republikën”, ka shkruar Manaj.




