Majori Surdulli: Lufta hibride po sfidon proceset zgjedhore, 70% e personelit policor angazhohet për sigurinë në zgjedhje

featured
Press Online
28 Maj 2026, 11:41

Vllaznim Surdulli ka deklaruar se sfidat ndaj proceseve zgjedhore në Kosovë po bëhen gjithnjë e më komplekse, duke theksuar se elementët e luftës hibride tashmë janë të pranishëm edhe në vend.

Surdulli në Forumin 2026 të organizuar nga Instituti Octopus me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj, u shpreh se arrestimi i disa zyrtarëve komunalë që kanë përdorur aspektin politiko-social për ndikim në procese, përbën një nga format e metodave hibride që synojnë destabilizimin dhe cenimin e integritetit zgjedhor, njofton Dukagjini.

Sipas Surdullit, gjatë periudhës zgjedhore Policia angazhon rreth 70 për qind të personelit të saj në tri faza operative: para mbajtjes së zgjedhjeve, gjatë ditës së votimit dhe në fazën pas zgjedhore.

“Jam pjesë e proceseve zgjedhore prej një dekade. Duhet të pranohet realiteti se lufta hibride është edhe në mesin tonë. Arrestimi i disa zyrtarëve komunalë të cilët kanë përdorur aspektin politiko-social është njëra prej metodave të luftës hibride. Sfidat vetëm sa po rriten. Deri me tani jemi treguar të zot, sidoqoftë Policia e Kosovës gjatë zgjedhjeve përfshin në urdhrin e vetë rreth 70 përqind të personelit, në tre faza. E para është para mbajtjes së zgjedhjeve, dita Z dhe faza pas zgjedhore, e gjitha kjo për krijimin e një klime të sigurt zgjedhore”, deklaroi Surdulli.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter