Kukësi-Butrinti, finale në Rrogozhinë për një vend në Kategorinë e Parë!

featured
Press Online
28 Maj 2026, 13:31

Kukësi dhe Butrinti sot përballen në orën 15:00, në stadiumin e Rrogozhinës. Është një finale, që vlen për një vend në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Kukësi mori pjesë në play-out/in e Kategorisë së Parë, ku u mund me penallti nga Bylisi B, që më parë kishte eliminuar edhe Butrintin.

Sarandiotët vinin nga Kategoria e Dytë në ndeshjet shtesë. Bylisi B mbeti në Kategorinë e Dytë, sepse në Kategorinë e Parë ra Bylisi A. Në një situatë disi kaotike, Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF vendosi për një ndeshje shtesë mes Kukësit e Butrintit.

Me këtë ndeshje finale, që luhet sot në Rrogozhinë, pritet të përcaktohet skuadra që do të kompletojë Kategorinë e Parë të sezonit të ardhshëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter