Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lezhë

featured
Press Online
24 Maj 2026, 02:49

Tiranë – Është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit të votave në disa degë të Partisë Demokratike në vend, për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të PD-së.

Sipas të dhënave të publikuara nga degët përkatëse, rezultati ka qenë në favor të Berishës, ndërsa pjesëmarrja në disa zona rezulton e ulët krahasuar me listat e anëtarësisë.

Korçë

Në qarkun e Korçës, nga rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote, kanë marrë pjesë 2,538 anëtarë. Prej tyre, 2,421 vota kanë qenë pro Sali Berishës, 74 kundër, 40 abstenime dhe 3 vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në raport me listën e anëtarësisë llogaritet rreth 22%.

Degët e qarkut të Korçës

Në degë të tjera të këtij qarku, rezultatet e raportuara janë:

E madheoll: 695 votues, 648 pro, 29 kundër, 15 abstenime dhe 3 të pavlefshme

Pustec: 15 votues, 14 pro dhe 1 kundër

Kolonjë: 217 votues, 213 pro dhe 4 abstenime

Maliq: 742 votues, shumica pro Berishës, 7 kundër dhe 4 abstenime

Pogradec: 324 votues, 295 pro, 10 abstenime dhe 19 kundër

Elbasan

Në degën e PD Elbasan, nga 1,515 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë 1,181 anëtarë. Rezultati përfundimtar është 1,120 vota pro, 33 kundër, 12 abstenime dhe 16 të pavlefshme.

Gjirokastër

Në Gjirokastër, nga procesi i numërimit rezulton se Sali Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenime dhe 5 vota të pavlefshme.

Lezhë

Në qarkun e Lezhës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për referendumin e rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të PD-së.

Mirditë morën pjesë 712 votues, nga të cilët 667 votuan pro, 28 kundër dhe 8 abstenuan.

Kurbin votuan 975 anëtarë, ku 952 vota ishin pro, 6 kundër, 4 abstenime dhe 13 vota të pavlefshme.

Në degën e Lezhës, nga 1,222 votues, 1,059 votuan pro, 38 kundër, 45 abstenuan dhe 80 vota u shpallën të pavlefshme.

Procesi u zhvillua pa incidente, ndërsa drejtues të PD-së e kanë cilësuar si një tregues të mbështetjes së anëtarësisë dhe bashkimit të demokratëve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter