Pankina e Italisë, Mancini: Të kthehem si trajner i Kombëtares? Pyetja e radhës…

featured
Press Online
24 Maj 2026, 08:38

‘Unë trajner i Italisë? Pyetja e radhës. Nuk jam këtu për të folur për këtë’-Kështu u shpreh Roberto Mancini kur gjatë një eventi, u pyet në lidhje me mundësinë e kthimit në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës.

‘A më mungon Italia? Kur je jashtë, gjithnjë të merr malli-tha më pas trajneri i Al Sadd i saposhpallur kampion i Katarit.

Një tjetër temë për të cilën foli Roberto Mancini është edhe ajo e largimit të Pep Guardiolës nga Manchester City pas 10 vitesh.

‘E kam të vështirë të flas për veten time, imagjino për të tjerët-shtoi Mancini-nuk di çfarë të them. Ai qëndroi për kaq shumë vjet te Manchester City dhe ka fituar shumë. Të fitosh nuk besoj se është stresuese, por profesioni i trajnerit është shumë i vështirë’.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter