Milani luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kaljarit që do të dekretojë nëse kuqezinjtë do të jenë pjesë e Ligës së Kampioneve apo jo. Fitorja sigurisht çon skuadrën në atë turne që do të zgjidhte shumë telashe që kanë lindur së fundmi, pasi janë vënë në diskutim të gjithë për vazhdimësinë e tyre në klub.
Rreth kësaj teme është ngacmuar edhe Masimiliano Alegri në konferencën e sotme për mediat, ku ai është pyetur rreth zërave të largimit të administratorit Furlani apo dhe të Igli Tares, për të cilin thuhej se vetë trajneri kishte kërkuar qëndrimin në takimin që kishte pasur me pronarin Xherri Kardinale.
“Galiani? Këto janë dinamika të klubit. Unë duhet të mendoj të bëj trajnerin, gjë që nuk është thjeshtë. Për dinamikat e klubit janë pronarët që duhet të mendojnë për të bërë atë që është më e mira për Milanin. A kërkova që të qëndrojë Tare? Mbi dinamikat e klubit nuk them asgjë, unë bëj trajnerin.
LEXO EDHE: Pankina e Italisë, Mancini: Të kthehem si trajner i Kombëtares? Pyetja e radhës…
Të flasësh për Taren, Markon dhe këdo tjetër nuk vlen për asgjë një ditë para ndeshjes. Nesër në darkë është gjëja më e rëndësishme për të gjithë”, tha Alegri, duke shtyrë diskutimet për pas sfidës ndaj Kaljarit.
LEXO EDHE: Botërori 2026, alarmi për Ebolan: Republika Demokratike e Kongos të izolohet për 21 ditë përndryshe nuk mund të vijnë në SHBA



