Gjesti zbulon nëse është në një marrëdhënie apo beqar! “Femrat që duan…”

featured
Press Online
24 Maj 2026, 02:11

Pas një periudhe të gjatë larg mediave, Gjesti është rikthyer me një rrëfim të fortë emocional, ku foli hapur për jetën personale, dhimbjen që po përjeton pas humbjes së vëllait dhe mënyrën si kjo tragjedi e ka ndryshuar tërësisht.

Teksa komentoi edhe jetën sentimentale, këngëtari u shpreh se sot është e vështirë të gjesh një vajzë që të do sinqerisht, pa interes dhe në çdo situatë të jetës.

Femra që duan për interes ose kështu ka sa të duash, vetëm ta hapësh derën vijnë me tufa. Por femra të hairit që të do si je, si Besart, në ditë të mira ose të këqija, si me lek si pa lek, zor është të gjesh. Zoti ma ka rezervuar me kohë, e di ai se cili është për ty

-tha Gjesti.

Më pas, artisti ndau një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke treguar se pas humbjes së vëllait ka nisur të përballet me ankth të vazhdueshëm dhe gjendje të rënduar emocionale.

Nuk jam i thyer në 2-3 copa. Jam i thyer në 2 mijë copa. Edhe pse unë nëpër kamera, videoklipe, Instagram, TikTok dal i buzëqeshur, sepse s’dua t’i jap askujt negativitet. Por jam shumë i thyer. Po mundohem të dal prej saj. Me ndihmën e Zotit do të dal shumë shpejt. Në këto situata vetëm Zoti mund të të mbështesë dhe i kalon

-u shpreh ai.

Gjesti tregoi se tragjedia i ndryshoi mënyrën e të menduarit dhe e bëri të kuptojë sa e brishtë është jeta.

Nuk e di si ndodhi. Isha duke u kënaqur dhe direkte ndodhi kjo. Pas atij rasti, unë kam ndryshuar komplet. Kam ndryshuar në sjelljet e mia, kam ndryshuar në mendime, kam ndryshuar shumë gjëra. Kam kuptuar që sot je, nesër s’je

-tha këngëtari.

Ai zbuloi gjithashtu se ankthi tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së tij, duke treguar edhe një moment të vështirë që përjetoi së fundmi pas një koncerti.

Para dy ditëve kisha koncert. Betohem për Zotin, kur po ndanim paratë me ekipin, duke i parë paratë më kapi një ankth, më kapi zemra. Menjëherë ankth. Paraja nuk të bën të lumtur. Ika në shtëpi. Çfarë s’po hiqja të flija! Duke mu dridhur trupi dhe zemra… Ankth

Këngëtari tha se pas kësaj periudhe është afruar më shumë me besimin në Zot dhe se sot synimi i tij kryesor nuk është fama apo paratë, por të bëhet një njeri më i mirë.

Ai motiv që kam për jetën është të punoj për familjen. Por i pari është qëllimi im kryesor, të bëhem njeri i mirë. Ai është qëllimi kryesor. Nuk është muzika e fama që kam bërë, paratë që kam bërë. Të jesh njeri i mirë është shumë i vështirë

-tha ai.

Në fund, Gjesti foli me mall për vëllain e ndjerë, duke treguar se e ndjen praninë e tij në çdo moment të jetës.

Kujtim? Janë të gjitha gjestet. Të gjitha gjestet. Siç flas unë tani, fliste ai. Kudo ku jam unë, është edhe ai. Ishim shumë të njëjtë

-përfundoi këngëtari mes emocionesh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter