Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:“Bota e artit humbi një figurë të spikatur

featured
Press Online
23 Maj 2026, 16:34

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Birçe Hasko.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të spikatura të artit shqiptar.

“Bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj. Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë brezash aktorësh. Lamtumirë ‘Mjeshtri i Madh’ Birçe Hasko!”, shkroi Presidenti Begaj.

Birçe Hasko ishte një emër i njohur i estradës dhe teatrit shqiptar, ndërsa në kinematografi interpretoi dhjetëra role të spikatura. Ai u vlerësua ndër vite me tituj dhe çmime të shumta, mes tyre “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi” i Orikumit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter