Ka arritur në 90 numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë, sipas mediave shtetërore atje.
Siç raportojnë mediat në Kinë, ky shpërthim përbën një nga fakteqësitë më vdekjeprurëse në industrinë minerare të vendit në më shumë se një dekadë, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar edhe sot pothuajse 20 orë pasi ndodhi shpërthimi, raportoi televizioni shtetëror CCTV.
Rreth 250 persona po punonin nën tokë në objektin minerar në provincën “Shanxi” kur ndodhi shpërthimi të premten në mbrëmje.
Të paktën 201 persona u evakuuan deri të shtunën në mëngjes teksa 123 prej tyre po trajtohen në spital.
Ende nuk është e qartë nëse ka punëtorë të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
Të paktën 82 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë



