Videolotarija fitoi mirënjohje për përgjegjësi shoqërore për projektin “Luaj me më të mirët”

featured
Press Online
22 Maj 2026, 12:50

Në ceremoninë e organizuar me rastin e 18-vjetorit të revistës “Ubavina i zdravje”, Videlotaria Casinos Austria mori mirënjohje si kompani me përgjegjësi shoqërore, si konfirmim i përkushtimit të saj për krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe zhvillim të komunitetit.

Kjo mirënjohje paraqet një nder të veçantë për kompaninë, pasi vlerëson rëndësinë dhe vlerën e projektit “Luaj me më të mirët”, një iniciativë përmes së cilës deri më tani janë rikonstruktuar 24 kënde sportive në mbarë Maqedoninë.

Me këtë projekt, Videlotaria Casinos Austria krijon hapësira të sigurta dhe bashkëkohore ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport, të shoqërohen, të ndërtojnë frymën ekipore dhe të mësojnë vlera të vërteta jetësore. Çdo kënd i rinovuar sportiv përfaqëson një investim në një të ardhme më të shëndetshme, më të lumtur dhe më të fortë për gjeneratat e reja.

“Kjo mirënjohje ka një vlerë të veçantë për ne, sepse vjen si konfirmim se projektet e vërteta lënë gjurmë në komunitet. Vazhdojmë edhe më të motivuar, me energji të re dhe iniciativa të reja që do të kontribuojnë për një të nesërme më të mirë”, thonë nga Videlotaria Casinos Austria.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter