Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt e mjaltit" mes PD dhe PS sjellin gjithmonë marrëveshje të mëdha, ja çfarë pritet

featured
Press Online
22 Maj 2026, 04:14

Socialistët dhe demokratët kanë gjetur gjuhën e kompromisit për rregullat e punës së komisioneve dhe seancës plenare. Të dy palët kanë miratuar me konsensus 34 ndryshime në rregulloren e kuvendit, që prekin disa elementë të rëndësishëm nga procesi i negociatave me Bashkimin Europian te raportimi i institucioneve të pavarura

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar këtë të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ka ngritur dyshime mbi bashkëpunimet mes tyre.

Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse ky bashkëpunim është real apo nëse fsheh, siç u shpreh ai, dy etapa të rëndësishme që lidhen me reformat.

Ai shtoi se në periudhat e mëparshme, kur mes PD dhe PS ka pasur “muaj mjalti”, gjithmonë janë arritur marrëveshje të rëndësishme politike. Sipas tij, edhe deklarimet e fundit politike nga Berisha tregojnë një dakordësi në parim mes palëve për çështje të caktuara, pavarësisht retorikës publike.

“Problemi është a është ky bashkëpunim apo fsheh dy etapa të rëndësishme, siç janë reformat, Territorjalja dhe Zgjedhorja. Kjo është vetëm nxehmja. Nuk fle lepuri fare tek çështjet e Kuvendit. Kur ka pasur gjithmonë muaj mjalti mes PD-së dhe PS-së, gjithmonë ka pasur një marrëveshje shumë të madhe dhe marrëveshja më e madhe që është në horizont, nuk duhet harruar, është ajo që ka të bëjë me ndryshimin e themelit të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për uljen e numrit të deputetëve nga 140 dhe krijimin e dhomës së dytë të Senatit. Për dhomën e Senatit, zoti Berisha, që në krye të herës sapo u konfirmua mazhoranca dhe qeveria Rama 4, ka thënë që “jemi dakord me një pikë të tillë”. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim, por unë jam i sigurt që nuk ka të bëjë fare me parlamentin, se në fund të ditës pjesa më e madhe e atyre që janë institucionet e pavarura që merren me raportimin e përvitshëm, janë aty”, tha Hitaj.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter