Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka prezantuar kandidatin për deputet nga diaspora në listën e Partisë Demokratike e Kosovës, Besim Hoxha, duke e vlerësuar atë si një zë përfaqësues të bashkatdhetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim të tij, Haxhiu ka theksuar se Hoxha vjen me mbi 15 vite përvojë profesionale në fushën e financave, sigurimeve dhe investimeve.
“Kafe dhe bashkëbisedim me kandidatin për deputet Besim Hoxha, i cili do të jetë zëri i diasporës në Kuvendin e Kosovës.
Besim Hoxha 77 është profesionist me mbi 15 vite përvojë në financë, sigurime dhe investime. Ai kandidon për deputet nga diaspora për PDK-në, me vizion për zhvillim ekonomik, mbështetje për diasporën dhe përfaqësim dinjitoz të bashkatdhetarëve tanë.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!”, ka shkruar Haxhiu.



