Gazetari dhe analisti politik, Destan Jonuzi ka reaguar pas protestave të studentëve shqiptarë, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, hapësira mediale pas protestës u dominua nga përfaqësues dhe figura të afërta me BDI-në, në vend që zëri kryesor t’u jepej vetë studentëve.
Në një status publik, Jonuzi shkruan se pas protestave pritej që studiot televizive dhe hapësira mediale të mbusheshin me studentë, ide, debate dhe zëra të rinj, por sipas tij ndodhi e kundërta.
“Por jo… mikrofonat i ‘pushtuan’ përsëri eksponentët e BDI-së dhe satelitët e tyre, sikur protesta ishte organizuar për rikthimin e tyre në prime-time”, shkruan Jonuzi.
Ai vlerëson se studentët, të cilët ishin bartësit e revoltës, mbetën në plan të dytë, ndërsa në studiot televizive u shfaqën figura politike që, sipas tij, u përpoqën ta interpretojnë protestën në emër të tyre.
“Studentët mbetën në rrugë, ndërsa satelitët e BDI-së u rehatuan në studio për të na ‘shpjeguar’ revoltën e studentëve. Ironi më të madhe vështirë se gjen”, ka shkruar Jonuzi.
Reagimi i tij vjen në kohën kur protesta e studentëve shqiptarë për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur debat të gjerë politik dhe medial. Përveç kërkesës së studentëve, në opinion është hapur edhe çështja se kush po e përfaqëson realisht këtë revoltë dhe nëse partitë politike po përpiqen ta kapitalizojnë atë për përfitime të veta.
Në vazhdim reagimi i plotë i gazetarit dhe analistit politik, Destan Jonuzi;



