GP Aviation prezanton tri destinacione të reja nga Prishtina gjatë muajit qershor

featured
Press Online
20 Maj 2026, 19:26

Duke filluar nga data 19 qershor 2026, GP Aviation do të nisë linjën e re ajrore Prishtinë – Oslo – Prishtinë, ndërsa nga data 26 qershor 2026 do të nisin edhe dy linja të tjera të reja: Prishtinë – Bruksel – Prishtinë dhe Prishtinë – Karlsruhe/Baden-Baden – Prishtinë.

Këto destinacione pritet të sjellin më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për mërgatën shqiptare që jeton në Norvegji, Belgjikë dhe Gjermani.

Me hapjen e këtyre tri linjave të reja, GP Aviation zgjeron rrjetin e fluturimeve nga Prishtina dhe forcon edhe më shumë lidhjen e Kosovës me qytete të rëndësishme evropiane.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter