Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime prezantohen 7 kandidatët për anëtar të Këshillit Gjyqësor

featured
Press Online
19 Maj 2026, 13:22

Komisioni Kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të mbajë seancë, në rendin e ditës të së cilës është debati publik për prezantimin e kandidatëve që i plotësojnë kushtet sipas Shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, të cilin e zgjedh Kuvendi.

Në shpallje janë paraqitur shtatë kandidatë – Shpresa Dauti, Feuzi Xhaferi, Elvir Iseini, Sabedin Dauti, Artim Islami, Fadil Xhelili dhe Fatmir Emrullau.

Vendi i lirë është krijuar pas përfundimit të mandatit të dytë, në dhjetor të vitit të kaluar, të anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter