Pas zërave të shumtë që qarkulluan në media për fundin e lidhjes me Sara Hoxha, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Erik Fullani, i cili ka zgjedhur të flasë në mënyrë indirekte përmes rrjeteve sociale.
Fundjavën e kaluar, mediat rozë raportuan se çifti i njohur i kishte dhënë fund romancës së tyre, duke e kthyer lajmin në një nga temat më të komentuara online.

Në mes të gjithë vëmendjes mediatike, Erik Fullani vendosi të mos japë një deklaratë të drejtpërdrejtë, por publikoi një foto në Instagram të shoqëruar me një citim në anglisht, që u interpretua nga ndjekësit si një mesazh për situatën personale.
Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre
-shkruhej në postimin e tij.
Shumë ndjekës e panë këtë si një mënyrë për të treguar se dëshiron ta mbajë jetën private larg syrit të publikut dhe të mos komentojë hapur raportet personale.
Edhe pse Erik nuk përmendi asnjë emër dhe nuk konfirmoi drejtpërdrejt ndarjen me Sarën, postimi i tij shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ku fansat nisën menjëherë interpretimet dhe aludimet.
Për momentin, as ai dhe as Sara nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për raportin e tyre, duke lënë gjithçka ende në kuadër të spekulimeve.






