Ndeshje thjesht për tu luajtur në “Arena e Demave”, fitore “e hidhur” e Partizanit në derbin me Dinamon

featured
Press Online
17 Maj 2026, 15:13

Partizani e ka mbyllur me fitore ndaj Dinamos këtë sezon të Kategorisë Superiore, një rezultat që nuk vlente për asgjë, pasi verdiktet ishin dhënë që në javën e shkuar.

Të kuqtë arritën të fitojnë, edhe pse me ekipin e dytë, por duke përmbyllur një nga sezonet më të dobëta të viteve të fundit.

Nga ana tjetër, Dinamo është kualifikuar në “Final 4”, ku do të luajë çdo shpresë që i ka mbetur për titullin kampion kundrejt rivalëve të Elbasanit, Vllaznisë dhe Egnatias.

Partizani-Dinamo 2-1
Keko 19’, 32’/ Koma 56’

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter