Instagrami vazhdon të mbetet një nga rrjetet sociale më të fuqishme në planet, por statistikat e fundit tregojnë se platforma po hyn në një epokë krejtësisht të re. Mbi 2 miliardë përdorues aktivë përdorin Instagramin çdo muaj, ndërsa më shumë se 500 milionë persona shikojnë “Stories” çdo ditë. Ekspertët thonë se ritmi i rritjes është më i lartë se kurrë.
Një nga faktet më interesante është se videot “Reels” po marrin mbi 22% më shumë ndërveprim sesa postimet tradicionale me foto. Të rinjtë nga mosha 18 deri në 24 vjeç kalojnë mesatarisht mbi 1 orë në ditë vetëm duke parë përmbajtje në Instagram. Ndërkohë, përdoruesit preferojnë gjithnjë e më shumë video spontane dhe përmbajtje pa filtra.

Statistikat tregojnë gjithashtu se mbi 70% e përdoruesve blejnë një produkt pasi e shohin në Instagram. Kjo e ka kthyer platformën në një “makinë” gjigante marketingu për bizneset dhe influencerët. Vetëm gjatë vitit të fundit, reklamat në Instagram kanë gjeneruar miliarda dollarë fitime për kompaninë.
Edhe influencerët po përfitojnë shuma marramendëse. Disa prej tyre fitojnë mijëra euro për një postim të vetëm, ndërsa videot virale mund të arrijnë miliona shikime brenda pak orësh. Në Shqipëri, faqet më aktive po shohin rritje rekord të ndjekësve falë videove të shkurtra dhe trenE madhee virale. Ekspertët paralajmërojnë se Instagrami nuk është më thjesht aplikacion për foto, por një “botë” më vete ku trendet, biznesi dhe fama ndryshojnë nga minuta në minutë.



