Miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit për votimin me postë më 7 qershor

featured
Press Online
16 Maj 2026, 13:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me dhjetë vota për mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.

Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin.

Alban Krasniqi anëtar i KQZ-së, nga radhët e LVV-së, ka thënë folur për këtë pikë duke thënë se është i njëjti format

“Është i njëjti format, janë të njëjtat elemente që e përcaktojnë fletëvotimin për nga dukja dhe të themi elementet e sigurisë. Ideja është që të procedojmë sa më parë që të zëmë afatet ne e kemi trajtuar dhe e rekomandojmë për miratim në KQZ”, ka thënë ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter