Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

featured
Press Online
14 Maj 2026, 03:16

Qeveria ka miratuar një vendim për dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025, me një fond total prej 53.3 milionë lekësh.

Vendimi parashikon kompensimin e pronarëve të kafshëve që janë therur, eliminuar, shkatërruar ose groposur pasi kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen, bazuar në analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Sipas vendimit, masa e përgjithshme e dëmshpërblimit arrin në 53 345 500 lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”.

Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin për përcaktimin e masës së vlerës së dëmit të dëmshpërblimit të pronarëve për kafshët e therura, të eleminuara, të shkatërruara, të groposura nga sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël në vitin 2025.

-Miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar.

-Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”

-Krijimin, funksionimin dhe administrimin e Fondit të Gjelbër të Pemëve, në kuadër të zhvillimit të territorit e të hapësirave publike

-Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter