Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ekipet e saj të kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të një personi në lumin Lumbardhë, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me institucionet lokale dhe ato të sigurisë.
Sipas njoftimit, angazhimi i FSK-së është bërë me kërkesë të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me urdhër të komandantit të FSK-së.
Në operacion janë përfshirë ekipet e kërkim-shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilat kanë bashkërenduar veprimet me autoritetet e Deçan dhe Policia e Kosovës.
Pas kërkimeve intensive, ekipet kanë arritur të lokalizojnë dhe të nxjerrin trupin e pajetë të personit me inicialet SH.P.
FSK bëri të ditur se pas evakuimit, trupi i viktimës iu dorëzua Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme hetimore.



