Hayden Panettiere rrëfen momentin e frikshëm në jaht: “U ndjeva e bllokuar”

featured
Press Online
14 Maj 2026, 00:03

Aktorja e njohur Hayden Panettiere ka bërë një rrëfim tronditës për një ngjarje të rëndë që, sipas saj, ka përjetuar në moshën 18-vjeçare, gjatë një daljeje që fillimisht dukej si një mbrëmje normale mes miqsh.

Gjatë paraqitjes në podcastin “On Purpose with Jay Shetty”, në kuadër të promovimit të projektit të saj “This Is Me: A Reckoning”, aktorja tregoi se situata mori një kthesë të frikshme teksa ndodhej në një jaht.

Sipas Panettiere, një person të cilit i besonte dhe që e konsideronte si një lloj mbrojtësi, e çoi në një dhomë të vogël poshtë kuvertës, ku u përball me një situatë që e bëri të ndihej e kërcënuar dhe e pafuqishme.

Ajo rrëfeu se u vendos pranë një burri të zhveshur, të cilin e përshkroi si “shumë të njohur”, ndërsa ambienti rreth saj sillej sikur gjithçka ishte normale.

Në atë moment më u ndez instinkti i mbijetesës

-tregoi aktorja, duke shtuar se e kuptoi menjëherë se ndodhej në një situatë nga e cila donte të largohej.

Panettiere theksoi se fakti që ndodheshin në mes të detit e bëri eksperiencën edhe më të frikshme, pasi nuk kishte një mënyrë të thjeshtë për t’u larguar apo për të kërkuar ndihmë.

Megjithatë, ajo tha se arriti të dilte nga dhoma dhe të fshihej në anije derisa situata kaloi, duke shmangur kështu diçka që e përshkroi si shumë të rrezikshme.

Rrëfimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me shumë njerëz që kanë vlerësuar guximin e aktores për të folur hapur mbi një përvojë kaq të vështirë nga e kaluara e saj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter