Hantavirusi, Aliu: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

featured
Press Online
13 Maj 2026, 12:52

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se është krijuar një grup ekspertësh, i cili do të përpilojë plan, në rast të shfaqjes së krizës me virusin hantavirus në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

“Mendoj se e dini që për herë të parë ka strategji për menaxhim me kriza në sistemin shëndetësor, ka kaluar nëpër të gjitha procedurat administrative. Gjithashtu, dje është krijuar grup prej ekspertëve nga institucione të ndryshme, me qëllim që të bëhet plan, që eventualisht nëse kemi nevojë, si duhet të ballafaqohemi me krizën”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter