Kryetari i Venko Filipçe ka akuzuar pushtetin se po tenton t’i shtyjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe pa konsensus me opozitën, duke theksuar se kjo nuk do të ishte hera e parë që ligje të rëndësishme miratohen pa pjesëmarrjen e LSDM.
“Nuk do të ishte hera e parë që ligje për të cilat nevojitet konsensus të miratohen pa LSDM-në. Pa konsensus e hoqën qeverinë teknike, atëherë pse të mos e shtyjnë edhe Kodin Zgjedhor. Për VMRO-DPMNE-në asgjë nuk është problem vetëm që të vazhdojnë të vjedhin dhe të na mbajnë në izolim”, deklaroi Filipçe, përcjell .al
Sipas informacioneve, grupi punues për reformën zgjedhore ka vazhduar punën edhe pa përfaqësuesit e LSDM, pasi kjo parti u tërhoq nga procesi në shenjë revolte kundër heqjes së qeverisë teknike nga shumica parlamentare.
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se pa pjesëmarrjen e LSDM-së nuk mund të miratohet Kodi Zgjedhor, pasi bëhet fjalë për ligj që kërkon konsensus politik.
“LSDM-ja e braktisi grupin që punon për Kodin Zgjedhor. Dhe derisa kjo të jetë vendimi i tyre, ne nuk mund ta miratojmë Kodin Zgjedhor, sepse është një nga ligjet për të cilat nevojitet konsensus në Kuvend”, tha Mickoski, përcjell .al
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov paralajmëroi se bllokimi i reformave mund t’i kushtojë vendit miliona euro nga agjenda reformuese evropiane.
“Me mosmarrjen pjesë të LSDM-së në grupin punues për reformën zgjedhore, rrezikohet drejtpërdrejt përfitimi i 4.281.000 eurove, ndërsa me bllokimin e Ligjit për Prokurorinë Publike edhe 6.422.000 euro shtesë”, deklaroi Filkov.
Në grupin punues pritet të vazhdojnë pjesëmarrjen edhe BDI, si dhe dy krahët e Aleanca për Shqiptarët.



