E para drejtoreshë sportive në historinë e Bundesligës, Hamburgu i beson ‘gruas së hekurt’ Kathleen Kruger!

featured
12 Maj 2026, 18:05

Drejtoresha ekzekutive aktuale e Bayern Munich, Kathleen Kruger, është emëruar drejtoreshë e re sportive e Hamburgut, ka konfirmuar klubi. Ajo bëhet gruaja e parë që mban një pozicion të përhershëm si drejtoreshë sportive në historinë e Bundesligës.

Kruger zëvendëson Stefan Kuntz, i cili e mbajti këtë rol për pak më shumë se 18 muaj përpara se të largohej nga Hamburgu në janar.

“Jam vërtet e kënaqur me besimin që më është dhënë”, tha 40-vjeçarja. “Është një privilegj i vërtetë të jem në gjendje të luaj një rol vendimtar në formësimin e së ardhmes së Hamburgut, një nga emrat më të mëdhenj në futbollin gjerman. E kam ndjekur zhvillimin e klubit me shumë interes gjatë viteve të fundit dhe jam thellësisht e impresionuar nga arritjet e tyre të fundit”, tha ajo.

Kruger vjen nga Bayern Munich, teksa për 17 vite ishte pjesë e hierarkisë së kampionëve të Bundesligës. Ajo fillimisht u bashkua si asistente e ish-drejtorit sportiv Christian Nerlinger në vitin 2009, përpara se të bëhej drejtoreshë e përgjithshme tre vjet më vonë.

LEXO EDHE: BUNDESLIGA/ Lajpcigu fiton dhe siguron Champions, Shtutgarti lë jashtë Leverkusenin!

E përshkruar dikur si “gruaja më e fuqishme e Bundesligës”, ajo u promovua në rolin e ekspertes kryesore në strategjinë dhe zhvillimin e sportit në vitin 2024, një pozicion që do e mbajti deri në fundin e këtij sezoni.

LEXO EDHE: Stadiumi ‘po fundoset’, ‘Azteca’ nuk është ende gati për ndeshjen hapëse të Botërorit 2026! NASA në monitorim të situatës

Kruger bëhet gruaja e dytë që mban një pozicion në bordin e Hamburgut pas Katja Kraus, e cila ishte drejtoreshë e marketingut të klubit midis viteve 2003 dhe 2011. Kraus gjithashtu pati një periudhë të shkurtër si drejtoreshë sportive e Hamburgut në mënyrë të përkohshme.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter