Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hoxha: Zgjerimi i BE, garanci për paqe e stabilitet

Press Online11 Maj 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike, si garancia më e fortë për paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik.

“Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht”, deklaroi Hoxha.

Ministri i Jashtëm shtoi se, “Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme.”

Në një mesazh në rrjetin social X pas takimit, Hoxha theksoi se, “bota, ashtu siç e njihnim dikur, është tronditur thellësisht. Rregullat dhe siguritë që për një kohë të gjatë i konsideronim garanci të stabilitetit, sot duken gjithnjë e më të brishta. Krizat e mbivendosura, fragmentimi gjeopolitik dhe intensifikimi i konkurrencës strategjike kanë kaluar në plan të parë. Në një kontekst të tillë, uniteti i qëllimit dhe uniteti në veprim nuk janë më zgjedhje, ato janë domosdoshmëri”.

“Për Shqipërinë, uniteti nënkupton bashkimin në çdo format të mundshëm për të ndërtuar kohezion më të fortë, qëndrueshmëri më të madhe dhe një vizion më të qartë gjeopolitik. Por, në fund të fundit, shprehja më e qartë e këtij vizioni mbetet zgjerimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Hoxha.

Për Shqipërinë, shtoi Hoxha, “zgjerimi i BE-së është jetik, një zgjedhje strategjike, një spirancë e qytetërimit dhe garancia më e fortë par paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik. Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht. Sa herë që procesi bllokohet, krijohen hapësira për cenueshmëri dhe zgjerohen ndikimet armiqësore”.

“Pikërisht për këtë arsye duhet të thellojmë bashkëpunimin në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke forcuar njëkohësisht kohezionin dhe mendësinë strategjike të përbashkët në mbarë Evropën. Për Shqipërinë, përafrimi me Bashkimin Evropian nuk është një menu nga e cila mund të zgjedhim sipas dëshirës. Ai është një standard dhe një angazhim që duhet respektuar plotësisht. Në këtë drejtim, ne i lejojmë vetes vetëm një përqindje: 100%”, theksoi më tej Hoxha.

Ai u shpreh se, “forcimi i bashkëpunimit rajonal do të thotë gjithashtu të adresojmë me ndershmëri cenueshmëritë dhe të zgjidhim me vendosmëri çështjet e hapura. Ballkani Perëndimor ka ndryshuar pa dyshim për mirë, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ballkani i së kaluarës mund t’i përkasë historisë, por rajoni ende duhet të bëjë më shumë për të merituar plotësisht kuptimin politik dhe demokratik të termit “Perëndimor”, dhe jo vetëm përkufizimin e tij gjeografik”.

“Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme. Në veçanti, Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një slogan bosh apo në një objektiv të shtyrë pafundësisht. Njëzet e shtatë vjet pas ngjarjeve tragjike të vitit 1999, rajoni meriton një të ardhme të përcaktuar nga stabiliteti, njohja reciproke, bashkëpunimi dhe integrimi evropian”, u shpreh Hoxha.


Ministri theksoi se, asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve kibernetike apo kërcënimeve hibride.

Përvoja e Shqipërisë ka qenë e dhimbshme dhe me kosto, por edhe udhëzuese. Ne ishim objektiv i sulmeve serioze, por mësuam, u përshtatëm dhe forcuam qëndrueshmërinë tonë. Nuk ushqejmë iluzione: sa më shumë t’i afrohemi Bashkimit Evropian, aq më të sofistikuara dhe agresive do të bëhen këto kërcënime, përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion (FIMI). Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi më i ngushtë dhe qëndrueshmëria më e fortë janë thelbësore”, theksoi ai.

Hoxha nënvizoi se, “Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë aktive dhe të palëkundur objektivin e saj më të lartë kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka të nevojshme për të qëndruar në pararojë të këtij procesi historik dhe për ta kthyer atë në një sukses të përbashkët, për Shqipërinë, për rajonin dhe për Evropën”.

Ministri theksoi se, “ishte inkurajuese të shihje se këto bindje gjetën jehonë të fortë rreth tryezës Evropiane sot”.

Previous ArticleMucunski: Nevojitet rrugë e qartë dhe e besueshme drejt anëtarësimit në BE
Next Article Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.