7
Pas rikthimit të vëmendjes te MC Kresha dhe Rozana Radi, pas përballjes së tyre televizive, zhvillime të reja janë vënë re gjatë javës në rrjetet sociale. Rozana ka bërë një veprim mbështetës në llogarinë e saj në TikTok, duke filluar të ndjekë faqen zyrtare të “Meraki”, markës që menaxhohet nga bashkëshortja e reperit, Erzina.
Krahas këtij veprimi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit edhe një video nostalgjike nga dueti i saj i njohur me Kreshën, “Jaba Daba Du”.
Pikërisht për këtë detaj nga rrjetet sociale, Erzina u pyet këtë fundjavë në rubrikën “Koment për Koment” në Prive By Liberta Spahiu.
Gjatë intervistës, ajo e komentoi situatën me shumë sportivitet. Erzina shprehu mirënjohje për mbështetjen e Rozanës ndaj biznesit të saj, duke theksuar me qetësi se të dyja janë gra të pavarura dhe se mes tyre nuk ka vend për keqkuptime. Për më shumë detaje rreth përgjigjeve të saj, ndiqni më poshtë intervistën e plotë. 



