Vllaznia taekondo shpallet kampione e Shqipërisë për kadetë dhe fëmijë

featured
Press Online
08 Maj 2026, 01:15

Ditët e fundit është zhvilluar në Tiranë kampionati kombëtar i taekondosë për kadetë dhe fëmijë. Një kampionat që është shoqëruar me një masivizim të madh, por në fund ka nxjerrë ekipin e Vllaznisë që ka grumbulluar më shumë pikë se ekipet e tjera pretendente.

Shkodranët janë prezantuar me një numër të madh sportistësh dhe duhet përmendur fakti që plot 32 prej tyre janë futur në zonën e medaljeve. 10 janë shpallur kampionë në peshat respektive dhe po kaq janë renditur të dytët ndërsa në vend të tretë janë renditur 12 sportistë.

10 kampionët e Vllaznisë janë: Rejana Beqiri (+59 kg), Franko Suka (+65 kg), Antonio Gjini (-44 kg), Amir Puka (-21 kg), Françesko Gjini (-29 kg), Leandra Ndreca (-31 kg), Amelia Pepaj (-40 kg), Melisa Selimi (-23 kg), Ejmen Kalçe (-37 kg) dhe Indri Fshazi (-41 kg).

Nënkampionë të vendit dhe të nderuar me medalje argjendi kanë qenë sportistët: Ajsel Gradeci (-47 kg), Serla Cekaj (-55 kg), Geart Culaj (-57 kg), Regen Çoçja (-29 kg), Esra Marinaj (-40 kg), Suard Dani (-44 kg), Tea Gjonej (-33 kg), Kejda Demiraj (-36 kg), Geldon Shabaj (-33 kg) dhe Aiden Hasmegaj (+40 kg).

Ndërsa të tretët dhe të nderuar me medalje bronzi kanë qenë sportistët: Klevis Mecaj (-33 kg), Danil Papa (-37 kg), Skerdi Fshazi (+65 kg), Rajan Toma (-40 kg), Maria Gjini (-40 kg), Mateo Gjonej (+48 kg), Aleandro Ndrejaj (-27 kg), Diar Beqiraga (-27 kg), Rein Çoçja (-40 kg), Noemi Donzha (-23 kg), Rois Brucaj (-29 kg) dhe Ajet Lohja (-29 kg).

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Elion Puka në këtë mënyrë tregon edhe njëherë vlerat e saj duke treguar një dominim absolut ndaj rivalëve dhee padyshim që ky është një motivim për arritjen e të tjera sukseseve edhe në të ardhmen.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter