Besiana Behluli befason ndjekësit me pozat e reja

featured
Press Online
08 Maj 2026, 01:05

Besiana Behluli është një emër i njohur i muzikës shqiptare, e njohur gjithashtu si vajza e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza.

Megjithatë, ajo ndër vite ka ndërtuar stilin dhe identitetin e saj artistik, duke u dalluar nga pjesa tjetër e familjes, shkruan “Kosovarja”.

Në setin e ri fotografik, Besiana është shfaqur me një paraqitje elegante dhe moderne. Fotografitë e publikuara së fundi kanë nxjerrë në pah stilin e saj të veçantë dhe kujdesin për imazhin.

Këngëtarja vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe projektet e saj, duke ruajtur afërsinë me publikun që e ndjek prej vitesh.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter