Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë

featured
Press Online
08 Maj 2026, 18:51

Familja e Adrian Gaxhës sapo është zgjeruar! Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, po shijojnë ndjesinë më të bukur, atë të të bërit prindër për herë të parë. Artisti, i cili përgjithësisht ka zgjedhur ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike, ka vendosur ta ndajë këtë emocion të madh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Përmes një postimi mjaft të ndjerë në Instagram, Adriani publikoi një fotografi të ëmbël ku shihet dora e foshnjës duke shtrënguar lehtë atë të prindërve.

“Mirë se vjen 👶💗” u shpreh ai për të konfirmuar kështu këtë bekim të ri në jetën e tyre.

Lajmi i bukur u prit me shumë ngrohtësi dhe komente të shumta urimi mbërritën menjëherë nga ndjekësit dhe miqtë e ngushtë. Personazhe të njohur si Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna ishin ndër të parët që i uruan mirëseardhjen të porsalindurit.

Siç e kishim raportuar edhe pak javë më parë në Prive By Liberta Spahiu, çifti ishte në pritje të ëmbël pas kurorëzimit të dashurisë larg syrit të publikut. Me këtë kapitull të ri që sapo ka nisur, mbetet vetëm të zbulojmë emrin e fëmijës.

Jetë të gjatë bebit!


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter