“Hajt prej zotit ju ardhtë”: Gresa ofendon dhe mallkon ata që e votuan Mozën

featured
Press Online
06 Maj 2026, 10:01

Pas spektaklit të mbrëmshëm, situata në reality show-n “Ferma VIP” është përshkallëzuar ndjeshëm, duke sjellë tensione të reja mes banorëve dhe reagime të forta jashtë formatit.

Në qendër të vëmendjes është banorja Gresa, e cila gjatë një momenti revolte ka përdorur gjuhë fyese ndaj publikut që ndjek dhe voton në spektakël. Deklarata e saj: “Hajt pra masi populli është budallë, prej zotit ju ardhtë”, ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe të ashpra në rrjetet sociale.

 

Ky qëndrim i saj ka nxitur valë indinjate mes teleshikuesve dhe mediave rozë, të cilët e kanë cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe mungesë respekti ndaj publikut.

Sipas zhvillimeve brenda fermës, reagimi i Gresës lidhet me dinamikat e fundit pas spektaklit, ku ajo ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj mbështetjes që publiku i jep banorës tjetër, Mimozës. Kjo e fundit është bërë shpesh objekt diskutimi për shkak të votave të shumta dhe popullaritetit në rrjete sociale.

Pikërisht ky raport i tensionuar dhe ndjenja e pakënaqësisë me favorizimin e Mimozës duket se ka çuar në shpërthimin e Gresës ndaj publikut që ndjek formatin.

Reagimet online vijojnë të jenë të shumta, duke e kthyer këtë situatë në një nga temat më të diskutuara të ditës në rrjetet sociale dhe portalet rozë.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter