Modelja zbulon të vërtetën tronditëse për Michael Jackson: “Publiku e keqkuptoi për vite”

featured
Press Online
04 Maj 2026, 02:16

Modelja dhe aktivistja për ndërgjegjësimin mbi vitiligon, Logina Salah, ka ndarë historinë e saj personale, duke e lidhur me rastin e legjendës së muzikës Michael Jackson.

Konkurrentja e parë në historinë e Miss Universe me vitiligo ka treguar se kjo gjendje ndikon jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në vetëbesim dhe mënyrën si njerëzit trajtohen nga shoqëria.

Sipas saj, një nga rastet më të njohura në botë është ai i Michael Jackson, i cili për vite me radhë u përball me keqkuptime nga publiku.

Ajo theksoi se shumë njerëz besonin gabimisht se artisti kishte ndryshuar ngjyrën e lëkurës me dëshirë, ndërsa në realitet ai vuante nga një gjendje mjekësore serioze.

Sipas saj, vitiligo i kishte prekur më shumë se 70 për qind të trupit dhe kjo solli paragjykime të shumta gjatë jetës së tij.

Logina Salah foli edhe për eksperiencën e saj në konkurset e bukurisë, ku mori pjesë në “Miss Universe 2024” dhe bëri histori si konkurrentja e parë me vitiligo.

Ajo u shpreh se ky moment ishte shumë i rëndësishëm për të sfiduar standardet tradicionale të bukurisë dhe për të treguar se bukuria nuk ka vetëm një formë.

Në fund, modelja theksoi se tregimi i këtyre historive është thelbësor për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar paragjykimet ndaj personave që jetojnë me vitiligo.

Sipas saj, rasti i Michael Jackson mbetet një nga shembujt më të mëdhenj se si publiku mund të keqkuptojë një realitet shëndetësor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter