Kategoria e Parë/ Apolonia dhe Lushnja bien në të Dytën! Mësohen skuadrat e play-off-it, nesër finalja Skënderbeu – Laçi!

featured
Press Online
04 Maj 2026, 01:51

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi sot pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të fundit (33) për sezonin 2025-26. Pas pesë ndeshjeve të sotme është mësuar se nga sezoni i ri, dy klube me traditë si Apolonia e Fierit dhe Lushnja do të garojnë në Kategorinë e Dytë, duke bërë që Myzeqeja ‘të fshihet’ nga harta e futbollit.

Nesër në orën 17:00 në Korçë do të luhet Skënderbeu – Laçi, dueli që është një finale për të përcaktuar skuadrën kampione. Kalendari dhe renditja e deshën që dy skuadrat të përballeshin në raundin e fundit. Skënderbeu ka 77 pikë në renditje dhe mban kreun, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 76-të pikë. Të dyja skuadrat nga sezoni i ri do të garojnë në Superligë.

Sipas rezultateve të sotme, në play-off për një vend në finalen që mund të të dërgojë në Superligë do të garojnë; Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti. Ndërkohë, për të shpëtuar sezonin do jenë në garë AF Luftëtari dhe Kukësi që do të garojnë në play-out.

LEXO EDHE: Rënia e Partizanit në 13 vite, të kuqtë me rekordin më negativ që pas rikthimit në elitë!

Kategoria e Parë, raundi 33 (i fundit):

E diel, 3 maj 2026 – 15:00

AF Luftëtari 3-0 Pogradeci

Apolonia 4-4 Burreli

Korabi 1-1 Iliria

Kukësi 2-1 Besa

Lushnja 1-4 Kastrioti

E hënë, 4 maj 2026

17:00 Skënderbeu – Laçi

Renditja:

LEXO EDHE: Zyrtare/ Egnatia nuk pret fundin e sezonit, trajneri Tetova largohet përfundimisht nga klubi rrogozhinas!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter