Von der Leyen: Liria e shtypit, themel i demokracisë

featured
Press Online
03 Maj 2026, 21:02

Liria e shtypit është një nga shtyllat kryesore të demokracisë. BE-ja mbron atë që ka rëndësi, përfshirë të drejtën për të marrë informacione të pavarura dhe të besueshme, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

”Ligji evropian për lirinë e mediave – Media Freedom Act – ndihmon në garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe burimeve të tyre, forcon pavarësinë editoriale dhe mbron organizatat mediatike nga ndërhyrjet e padrejta ose presionet ligjore”, shtoi ajo.

Sot, me rastin e ”Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit” ritheksojmë detyrimin tonë për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët, në mënyrë që ata të mund të kryejnë punën e tyre pa u përballur me presione, kërcënime apo dëme”, p[rfundoi von der Leyen.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter