Miri tërhiqet nga deklarata për Selin? “Nuk dua që vajza ime të bëhet si ajo”

featured
Press Online
03 Maj 2026, 20:54

Një nga deklaratat më të komentuara të Armir Shahinit, i njohur si Miri, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5” është rikthyer sërish në vëmendje.

Gjatë kohës në shtëpi, ai ishte shprehur se do të dëshironte që vajza e tij, kur të rritej, të bëhej si Selin.

Por tashmë, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, këngëtari ka ndryshuar qëndrim.

Miri u shpreh se është ndier i lënduar nga mënyra se si erdhën gjërat mes tij dhe fitueses së këtij edicioni.

Sipas tij, një nga zhgënjimet më të mëdha ka qenë ajo që ai e quajti “pabesia e Selin”, duke shtuar se ishte ndër momentet më të vështira gjatë lojës.

Ai tha se mendonte se bëhej fjalë vetëm për strategji loje, por më pas kuptoi se situata ishte ndryshe nga sa e kishte perceptuar.

Jam lënduar nga mënyra se si erdhi. Ishte një nga komentet më të vështira pabesia e Selin. Ishte një nga momentet më të vështira se mendoje, një gjë tjetër në strategji loje, dhe del një gjë tjetër në strategji loje

Duke iu referuar deklaratës së bërë në BBVA, Miri tha se sot nuk mendon më njësoj.

Ai sqaroi se atë koment e kishte bërë bazuar në mënyrën se si po e përjetonin marrëdhënien brenda shtëpisë në atë moment.

Sipas tij, Selin ka disa cilësi shumë të mira dhe ato i ka vlerësuar me sinqeritet, por ka edhe anë të tjera që nuk do të dëshironte t’i shihte te vajza e tij.

Miri theksoi se nuk do të donte që vajza e tij të kishte të gjitha sjelljet që Selin shfaqi gjatë qëndrimit në shtëpi.

Unë nuk dua që vajza ime të ketë të gjitha cilësitë që shfaqi aty. Ato cilësi të fillimit i ka Selin të vetat, nuk është e shtirur. Ato që i kam thënë, i kam thënë me shpirt

Kujtojmë se Miri e nisi rrugëtimin në “Big Brother VIP Albania 5” në një raport të afërt me Selin, por më vonë dyshja u distancuan.

Në finalen e madhe, Miri u rendit i dyti, ndërsa Selin fitoi çmimin prej 100 mijë eurosh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter