NATO po punon me Shtetet e Bashkuara për të kuptuar detajet e vendimit të Pentagonit, për të zvogëluar trupat amerikane në Gjermani, tha sot zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart.
“Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar vendimin e tyre mbi pozicionin e forcës në Gjermani. Ky rregullim nxjerr në pah nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët, ku tashmë po shohim përparim që kur Aleatët ranë dakord të investojnë 5% të PBB-së së tyre në mbrojtje në Samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Hagë. Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen tonë, ndërsa ky ndryshim drejt një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë vazhdon”, tha Hart.
Kujtojmë se Pentagoni njoftoi dje, të premten, tërheqjen e afërsisht 5,000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania gjatë një viti.



