Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

featured
Press Online
02 Maj 2026, 18:22

Rezoluta e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikanë nga ligjvënësit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat evidentojnë sidomos faktin që dokumenti i bën thirrje katër venE madhee anëtare që nuk e njohin Kosovën të rishikojnë pozicionin e tyre.

Vendet në fjalë janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Argument ii paraqitur nga kongresmentët në fjalë është se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën e saj drejt integrimit në aleancën ushtarake.

Sipas tekstin, mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh të NATO-s vazhdon të kufizojë përparimin e Kosovës, pavarësisht orientimit të saj strategjik me vendet e NATO-s dhe angazhimit të saj për stabilitet rajonal. Kongresmeni Keith në mënyrë të vecantë insistoi se Kosova ka treguar një “angazhim të qartë për stabilitetin rajonal dhe orientim strategjik me vendet e NATO-s,” por shtoi se përparimi i saj drejt anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh.

“Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të realizueshme drejt anëtarësimit,” ishte komenti i tij. Më herët, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, FDD, theksoi se rezoluta me mbështetje dypartiake, përbën një sinjal të fuqishëm politik dhe përcjell mesazhin se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Ballkanin një çështje strategjike të papërfunduar dhe se nuk është koha për të tërhequr apo kufizuar angazhimet ushtarake në rajon.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter