Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat dhe kamionët që importohen nga BE

featured
Press Online
01 Maj 2026, 18:20

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një psotimi në rrjete sociale ka paralajmëruar rritjen me 25% të tarifave për makinat dhe kamionët që importohen nga vendet e BE.

Sipas Trump ky vendim vjen pas Bashkimi Evropian nuk po respekton marrëveshjen tregtare mes palëve.

“Duke u bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po zbaton marrëveshjen tonë të plotë tregtare, javën e ardhshme do të rris tarifat për makinat dhe kamionët që importohen në Shtetet e Bashkuara. Është plotësisht e kuptueshme dhe e dakordësuar që, nëse makinat dhe kamionët prodhohen në fabrika brenda SHBA-së, nuk do të ketë asnjë tarifë”, shkruan presidenti amerikan.


Trump theksoi gjithashtu se aktualisht janë në ndërtim e sipër shumë fabrika të reja automobilistike në SHBA, me investime që sipas tij kalojnë mbi 100 miliardë dollarë, duke e cilësuar këtë si një rekord historik për industrinë e makinave dhe kamionëve në vend.

Ai nënvizoi se këto fabrika do të punësojnë punëtorë amerikanë dhe pritet të hapen së shpejti, duke e paraqitur këtë zhvillim si një sukses të madh ekonomik për vendin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter