I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…
Deri në çfarë moshe mund të bësh palestër?
Unë specifikisht kam dy zotërinj, 73 dhe 74 vjeç, që kur i shikon nuk ta mbushin mendjen. Vijnë në palestër dhe bëjnë me orë të tëra, 2-3 orë. Njëri është shqiptar, tjetri është nga Porto Riko. Të dy bëjnë shumë palestër. Madje personi nga Porto Riko ka shumë dëmtime nga profesioni i tij, se ka qenë motorrist, garues motorrist, dhe prapë bën aktivitet fizik që t’i mbajë gjymtyrët sa më të forta, të mos ketë dhimbje, dhe të jetë sa më i fortë dhe më i qëndrueshëm. Nuk i thua dot sa vjeç janë, janë shumë të mbajtur. Nuk ka moshë, mosha është sa ndihesh ti brenda.



