Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur pesë policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Bazuar në të dhënat e policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.



