Igor Stefanovski “IXHE” me fillim të shkëlqyer të sezonit në Evropë

featured
Press Online
28 Prill 2026, 14:12

Igor Stefanovski “Ixhe” fundjavën e kaluar në Austri e hapi sezonin e ri në Kampionatin Evropian të FIA-s në garat e ngjitjes në kodra (EHC), një nga garat më prestigjioze në këtë disiplinë.

Në pistën legjendare Rekberg, në konkurrencë me mbi 250 garues, piloti maqedonas që në fillim tregoi se do të jetë kandidat serioz për rezultate të larta. Ai regjistroi kohën e tretë në garën e parë dhe të pestën në të dytën, ndërsa në total u rendit në vendin e pestë në klasifikimin e përgjithshëm.

Tre herë kampioni evropian edhe këtë sezon hyn me synim të qartë: garë me më të mirët dhe rezultate të reja të larta.

“Ky ishte një fundjavë e suksesshme. Edhe pse para fillimit të sezonit nuk kishim asnjë test, jam i kënaqur me rezultatin. Ky është një fillim i mirë. Na presin gara ku gradualisht do të përshtatemi me makinën. Falënderim i madh për ekipin tim, për Ferrarin, për sponsorët ekzistues dhe të rinj, si dhe për të gjithë ata që na mbështesin”, deklaroi Stefanovski.

Me këtë start, Ixhe paralajmëron një sezon emocionues dhe një betejë të re për majat në Kampionatin Evropian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter