Fëmijët e Bujakës kthejnë “përmbys” fermën (VIDEO)

featured
Press Online
28 Prill 2026, 03:58

Bujar Ajvazi apo i njohur si DJ Bujaka ka përjetuar një nga momentet më emocionuese brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, teksa sonte mori një surprizë të papritur nga tre fëmijët e tij.

Në mes të atmosferës së zakonshme të fermës, gjithçka ndryshoi kur në ambient hynë vajza e tij, Elodia, dhe dy djemtë binjakë, Dior dhe Rio, shkruan InfoKosova.

Hyrja e tyre solli një valë emocionesh të forta, jo vetëm për DJ Bujakën, por edhe për të gjithë banorët e tjerë, të cilët u “pushtuan” nga energjia dhe dashuria që sollën fëmijët.

Të tre fëmijët nuk kursyen përqafimet dhe emocionet, duke përshëndetur secilin prej banorëve dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare brenda fermës.

DJ Bujaka, i prekur thellë, nuk arriti të fshehë emocionet, ndërsa përqafonte fëmijët e tij pas një kohe larg tyre.

Një nga momentet më prekëse ishte kur vajza e tij, Elodia, iu drejtua moderatores me një lutje të sinqertë: “Të lutem Arbana, mos e largoni babin nga Ferma, sepse ne do ta mbështesim.”

Kjo fjali preku jo vetëm babain e saj, por edhe publikun dhe banorët, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.

Kjo surprizë jo vetëm që i dha forcë dhe motivim DJ Bujakës për të vazhduar rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”, por gjithashtu tregoi lidhjen e fortë familjare dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ai ka jashtë shtëpisë./InfoKosova/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter