Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5.
Sigurisht nuk kishte si te mos flas edhe per te dashuren e tij, Brikenen.
“‘Kam rënë brenda’ me Brikenën, i themi në të Elbasanit. Edhe kur ajo vajza të refuzon, të bën akoma më shumë për vete. Sa herë isha larg saj, ndihesha keq. Mateo thashë, pastaj filluan therjet.
Unë e kërkoja me insistim, kur mua më pëlqen një vajzë dhe pëlqimi është reciprok, siç është parë në momentin e parë që kishte afrimitet, përqafimet ia merrja edhe me zor.
Pëlqimi i parë ka qenë që në kopësht. Nuk është se e mbaj mend shumë. Tani jam burrë i martuar, mos më pyet për pëlqime se nuk flas. Gjërat tona personale unë dhe Brikena i flasim vetëm me njëri-tjetrin. Ka të bëjë edhe e kaluara. Të gjitha vajzat mund të kenë pasur një pëlqim. Ne tani që jemi bashkë flasim për të ardhmen, eshte shprehur Mateo.
Nga ajo qe kemi pare ne rrjete sociale qe pas mbarimit te BBVA, duket se lidhja e tyre po shkon shume mire pasi cifti gjithmone shfaqen te lumtur krah njeri tjetrit.




