Skuadra kampione e Oklahoma fitoi edhe çerekfinalen e dytë play off ndaj Phoenix dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e takimeve mes tyre. Një ndeshje e komanduar në përgjithësi nga vendasit, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshje në shtëpi.
Brooks me 30 pikë u dallua për Phoenix, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Oklahoma, i zakonshmi Alexander Shai, realizoi 37 pikë, duke qenë lider për skuadrën e tij.
Në Konferencën e Lindjes, fitoren e parë në këto çerekfinale korri Detroit, që mundi 98-83 Orlando dhe barazoi 1-1 serinë. Këtë herë vendasit nuk gabuan, me të gjithë titullarët që realizuan mbi 10 pikë (Cunningham me 27 pikë më i miri).
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
(1-8), Detroit – Orlando, 98-83 (1-1)
(2-7), Boston – Philadelphia, (1-1)
(3-6), New York – Atlanta, (1-1)
(4-5), Cleveland – Toronto, (2-0)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
(1-8), Oklahoma – Phoenix, 120-107 (2-0)
(2-7), San Antonio – Portland, (1-1)
(3-6), Denver – Minnesota, (1-1)
(4-5), Lakers – Houston, (2-0)



